Maratona e Tiranës në 100-vjetorin e kryeqytetit...Për herë të parë garë e plotë 42 km

Maratona e Tiranës në 100-vjetorin e kryeqytetit...Për herë të parë garë e plotë 42 km

Për herë të parë, Federata Europiane e Atletikës e regjistron vendin tonë me garë të plotë maratone. Suksesi në katër organizimet e mëparshme të gjysmëmaratonës së zhvilluar nga Bashkia e Tiranës ka bindur drejtuesit e Federatës Europiane të Atletikës që të regjistrojë Tiranën për garën e 42 km si dhe të tjerat 21 km dhe 10 km! “Super lajm! Tirana Marathon për 100-vjetorin e kryeqytetit do të jetë në 18 Tetor 2020! Për herë të parë Federata Europiane e Atletikës na regjistron me garë të plotë 42 km si dhe të tjerat 21 dhe 10! Forca, forca, forca!”, shkruan Veliaj në twitter.

Do të jenë 42 km më promovuese për Tiranën e jo vetëm, duke krijuar një mundësi të shkëlqyer për të përcjellë zërin e kryeqytetit, përtej kufijve në të gjithë botën. Itineraret e certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF, përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë, por edhe në argëtim. Përveçse një ngjarje sportive për garuesit, Maratona konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin organizohen shumë aktivitete artistiko-kulturore.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira