Jennifer Lopez nuk e vuajti shumë ndarjen nga burri, por edhe ky i fundit nuk mbetet pas. Tani, edhe Marc Anthony ka vendosur t’i tregojë gjithë botës nëpërmjet faqes së tij personale ne Facebook, se ka një të dashur të re. Këngëtari 43-vjeçar, është shfaqur në një foto intime me modelen venezualiane Shannon De Lima, madje ai nuk e ka fshehur admirimin ndaj bukuroshes. Në fillim komentet e tyre shoqëroheshin vetëm me puthje, por më në fund vendosën të publikojnë edhe një foto, e cila duket se e ka finalizuar miqësinë e tyre. Menjëherë pas publikimit të fotos së çiftit komenti që erdhi në rrjet nga Anthony ishin : “Për Shannon, statujën time të lirisë. Puthje, vogëlushe!”
/Shqiptarja.com











