Anësori i Real Madrid, Marcelo ka pranuar se ka bërë evasion fiskal duke shmangur detyrimet e taksave ndaj shtetit spanjoll.

Në një seance që ka zgjatur vetëm 10 minuta në gjykatën e Alcobendas, në periferi të Madridit,  braziljani është vetshpallur fajtor dhe ka pranuar të paguajë gjobën rreth 500 mijë euro.

Marcelo dyshohet se ka krijuar disa kompani fantazmë për të shmangur derdhjen e taksave mbi të drejtat e imazhit mes vitit 2011-2013, ai do të paguajë ekzaktësisht 490.917 euro. Marrëveshja e arritur me shtetin spanjoll parashikon një gjobë të barabartë me 40% të shumës së shumës që ai nuk i ka paguar shtetit.

A.dr/shqiptarja.com