Senati konfirmoi shpejt ish senatorin Marco Rubio si Sekretar të Shtetit të hënën me një votim unanim, duke i dhënë Presidentit Donald Trump anëtarin e parë të kabinetit të tij të ri në ditën e inaugurimit.
Marco Rubio, ish senator republikan nga Florida, është ndër kandidatët më pak të debatueshëm të Presidentit Trump dhe votimi ishte vendimtar 99-0. I emëruari i Presidentit Trump për drejtor të CIA-s, John Ratcliffe pritet gjithashtu të miratohet me një votim të shpejtë.
Votimet për emërimet e tjera, duke përfshirë ish veteranin e luftës dhe ish drejtuesin e një emisioni lajmesh në Fox News, Pete Hegseth për postin e Sekretarit të Mbrojtjes, pritet të bëhen më vonë gjatë javës.
"Marco Rubio është një njeri shumë inteligjent me njohuri të jashtëzakonshme të politikës së jashtme amerikane", tha Senatori republikan Chuck Grassley në hapje të votimit në Senat.
Shpesh është traditë që Senati të mblidhet menjëherë pas ceremonisë së inaugurimit për të filluar me miratimin e anëtarëve të kabinetit të presidentit të ri, veçanërisht të zyrtarëve të sigurisë kombëtare. Gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, Senati konfirmoi me shpejtësi kandidatët e tij për Sekretar të Mbrojtjes dhe Sekretar të Departamentit të Sigurisë Kombëtare në ditën e tij të parë në detyrë.
I emëruari i ish Presidentit Joe Biden për drejtor të inteligjencës kombëtare u konfirmua në ditën e tij të inaugurimit. Me kthimin e Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe kontrollin e Kongresit nga Partia e tij Republikane, anëtarët e tij të kabinetit pritet të miratohen pa vështirësi të mëdha, pavarësisht skepticizmit fillestar dhe kundërshtimit nga ligjvënës nga të dyja partitë./VOA
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
7.2%
-
Pak
82.7%
-
Nuk e di
10.1%
Vota total: 456
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Shpenzime të mëdha, përfitime të vogla!' Sekretari amerikan Rubio: Kongresi është njoftuar rreth synimit për riorganizim të USAID-it!
28 Mars, 21:31
-
SHBA u rikthye/ Berisha 'shpall zyrtarisht' se do shpërbëjë SPAK nëse vjen në pushtet: Armë në dorën e Ramës, Dumani amnistoi krimin elektoral
28 Mars, 21:02
-
Marrëveshja me SHBA-të për mineralet e rralla, Zelensky merr një version të ri: Është krejtësisht ndryshe nga ajo që diskutuam
28 Mars, 20:44
-
E ngarkuara me punë Nancy VanHorn uron komandantin Alban Dervishi për detyrën e re: Partneriteti ynë e bën Amerikën më të fortë
28 Mars, 20:12
-
Zëvendëspresidenti amerikan mbërrin në Groenlandë me bashkëshorten: Shumë të interesuar për sigurinë e Arktikut! Kryeministri i ri Nielsen e pret me kritika
28 Mars, 19:29
-
SHBA i rikthen fondet ‘Radios Evropa e Lirë’
28 Mars, 19:04
-
Tensionet SHBA-Kanada, Trump zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin e ri kanadez: Ishte produktive
28 Mars, 17:57
-
Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane, Alban Dervishi: E nisa si marinar i thjeshtë, kam lundruar në çdo det të botës (VIDEO)
28 Mars, 17:25
-
Mbahet darka vjetore e Iftarit në Shtëpinë e Bardhë, Trump falënderon myslimanët për mbështetjen në zgjedhje
28 Mars, 13:04
-
Kryeministrja italiane: Jam dakord me deklaratën e zv.presidentit amerikan, Europa është pak e humbur
28 Mars, 11:37
-
Putin sugjeron administrim të përkohshëm ndërkombëtar të Ukrainës, si rrugë për t'i dhënë fund luftës! Të jetë nën kujdesin e OKB, SHBA dhe BE
28 Mars, 08:14
-
Shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë: Do ketë reagim 'shkatërrues' nëse sulmoni Poloninë
27 Mars, 22:18