Margarita Xhepa luan veprën e
Kadaresë “Kush e solli Doruntinën”

Margarita Xhepa luan veprën e<br />Kadaresë “Kush e solli Doruntinën”
 “Kush e solli Doruntinën”, vepra e Ismail Kadaresë, do të vijë me regjinë e Laert Vasilit këtë fundjavë në Durrës, ku do të luajë edhe aktorja Margarita Xhepa.
 
Aktorja e madhe do të luajë rolin e Zonjës Mëmë, që e ka interpretuar edhe në skenën e Teatrit me regjinë e Pirro Manit. Aktorët e tjerë që do të ngjiten në skenë janë Viktor Zhusti, Bujar Lako, Luli Hoxha, Suela Bako, Mimoza Marjanaku, Eralda Caushi, Gjergj Doçi, Amos Muji Zaharia e Xhejni Fama. Kostumografia është e Stela Laknorit, ndërsa violina që do të shoqërojë shfaqjen është e Ambra Marjanakut. 
 
Regjisori Vasili ka kohë që po punon mbi dramatizimin e veprës së Kadaresë, për ta sjellë në teatër nën një koncept të ri regjisorial. Laert Vasili thotë se “Kostandini është cilësuar si figura e të vetmit disident në galerinë e personazheve kadareane. Ai nuk është aspak kundërshtar politik i shpallur, por i përket botës së fantazmave dhe ashtu si shajnitë e të atit të Hamletit, ai rikthehet për të trazuar shpirtin e të gjallëve.
 
Si ai që mbrohet pas një pusie, Ismail Kadareja është zatetur pas një legjende romantike, baladës së Kostandinit dhe Doruntinës për të shkruar librin e vet më të pafajshëm e njëherazi më politik.” Meqë gjallojnë shumë motërzime të kësaj balade, Kadare ka zgjedhur atë që i është dukur më e pasur dhe më e fisme, variantin e arbëreshëve të vendosur në Italinë e Jugut.  

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin