Ministrja Margariti për Report Tv nga Turqia: Brenda qershorit hartojmë një projekt të përbashkët për restaurimin e qendrave historike! Kemi gjetur entuziazëm për bashkëpunim

Ministria e Kulturës Elva Margariti, pjesë e delegacionit të qeverisë të cilët po zhvillojnë një vizitë dy ditore në Turqi, në kuadër të investimeve turke në vendin tonë. Margariti në një intervistë për Report Tv nga Turqia, tha se po zhvillojnë disa komunikime që prej nënshkrimit të marrëveshjes në janar. Maragariti tha se është biseduar për ecurinë e marrëveshjes për restaurimin e Xhamisë së Plumbit. Margariti theksoi se një tjetër marrëveshje për të cilën u diskutua është për jetëzimin dhe restaurimin e qendrave historike.

Ministrja nënvizoi se kanë gjetur shumë entuziazëm me palën turke, si dhe dëshirë për të bashkëpunuar edhe në hartimin e disa kuadrove ligjore.

‘Kemi krijuar disa komunikime që prej nënshkrimit të marrëveshjes në janar. Dhe më pas me ardhjen e ministrit në Gjirokastër nënshkruam një tjetër protokoll bashkëpunimi midis nesh. Biseduan për të gjithë ecurinë e marrëveshjes për restaurimin e Xhamisë e Plumbit. Në fund të këtij muaji presim ekspertët që do të kthehen në terren ku do të fillojnë ngritjen e kantierit. I kërkova ta shtrijmë më tej bashkëpunimin, që të bëjmë dhe një sistemim përtej dhe në parkun përreth për ta parë si hapësire komunitare dhe kjo ide u prit shumë mirë.

Po ashtu biseduam edhe për një marrëveshje tjetër, ku specifikuam ngritjen e një grupi ekspertësh të përbashkët pune restaurimin dhe jetëzimeve të qendrave historike si Berati dhe Gjirokastrën. Diskutuam në detaje të gjitha aspektet teknike dhe ligjore dhe ministri më premtoi se brenda qershorit do të kem ardhjen e grupit të parë. Do të hartojmë projektin e përbashkët. Nuk është një fazë e shkurtër në bazë të buxhetit

Nuk jemi shprehur për angazhime financiare, por dëshira e bashkëpunimit është ta plotësojmë sa më shpejt dhe afatgjatë këtë projekt. Është një punë që kemi filluar edhe me homologë të tjerë.

Kemi gjetur shumë entuzizëm për bashkëpunimin. Na kanë ndihmuar edhe për hartimin e disa kuadrove ligjore. Është një bashkëpunim i mirë dhe i frytshëm. Secili prej nesh ka marrë raportimin për sa i përket punës së vet. Janë prekur tema të ndryshme që lidhen me prezencën tonë dhe gjithë delegacionit. Këto janë një pjesë takimi edhe më konkret puna ka filluar shumë kohë më parë.’- tha Margariti.

Ministrja Margariti ndodhet në Turqi në kuadër të vizitës dy ditore që po zhvillon kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga delegacioni i tij, teksa po diskutojnë në lidhje me projekte bashkëpunimi me palën turke.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë