Mariah carey ka dalë sot shëtitje në metron publik duke kaluar këndshëm me njerëzit përreth New York-ut.

Ajo kishte veshur një fustan blu me gurë shkëlqyes të qepur mbi të dhe  hapur tek njëra këmbë duke e zbuluar atë me pak joshje.

Ajo ka bërë humor me njerëzit, ka marrë komplimente dhe më pas ka nisur pjesën tjetër të udhëtimit me një taksi.

mariah carey

Më pas këngëtarja ka hedhur dy foto në “Instagram” duke u argëtuar si një njeri i “thjeshtë”.  

Mariah ka qenë shumë e zënë duke punuar me albumin e saj të fundit “Me, I am Mariah”
(g.n/shqiptarja.com)