Mariah Carey duket se i thyen rregullat në çdo ambjent.

Pasi është vonuar katër orë për të dhënë performancën e saj në “World Music Awards”, këngëtarja është nisur menjëherë në udhëtim drejt aeroportit.

Ajo është parë në aeroport e veshur me fustanin e saj të dytë të performancës, të dizenjuar me gurë të bardhë dhe një rrjetë e zbulonte nudo vende vende.

mariah carey

Ajo ka qenë e shoqëruar nga një badigard i saj, ndërsa në krahë mbante njërën nga 2 vajzat e saj binjake, Moroccan.

Shihet se mungon 3-vjeçarja tjetër Monroe.

Këngëtarja pas trofeut të saj u kthye brenda ditës në Amerikë nga aeroporti “Nice”.
(g.mshqiptarja.com)