Marin Orhanasi: Shyqyr që teatri rezistoi deri më sot, legjendar nuk e bënë muret por aktorët

Marin Orhanasi: Shyqyr që teatri rezistoi deri më sot, legjendar nuk e bënë muret por aktorët

Marin Orhanasi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sjellë ditën e sotme reagimin e aktorit të mirënjohur të humorit Marin Orhanasi lidhur me Teatrin Kombëtar. Në reagimin e publikuar nga kryeministri Edi Rama, aktori thotë se duhet një teatër i ri dhe dinjitoz. Orhanasi thotë se teatri i vjetër mund të kishte rënë por ka rezistuar deri më sot por ai nuk është bërë legjndar nga muret por nga emrat e aktorëve.

"Marin Orhanasi është një nga aktorët më të talentuar të brezit të ri që i madh e i vogël sot e njeh dhe e duartroket me entuziazëm. Ai ka performuar mbi 30 premiera në Teatër e siç e shpreh dhe vetë, nuk ka lënë gozhdë e hekur pa shtrembëruar aty me kokën e tij. Ai numëron të ketë dhjetë lloje akrepash në atë godinë e madje duke qeshur tregon edhe për gjarpërinjtë që ishin mësuar t’ju kthenin përgjigje kur ai bashkë me Luftar Pajën u fishkëllenin. Ja si e argumenton Marini nevojën për një Teatër të ri Kombëtar në vend të gërmadhës ekzistuese.

MARIN ORHANASI:

Shyqyr o Zot që nuk ka rënë ende ai teatër e faleminderit që rezistoi deri tani. Por për mua duhet teatër i ri dhe dinjitoz. Se kush e bën nuk është kompetenca ime dhe nuk mendoj se artisti duhet të merret me këtë. Pse të mos e lë edhe unë emrin në një teatër të ri e modern? Ai teatër legjendar që është i tillë nuk u bë nga ndërtesa, është bërë nga emrat e aktorëve. Unë nisem nga logjika që do të jetë një sallë dinjitoze dhe që duhet një teatër i ri, kjo është e sigurt. Duhet të kuptoni, heronj nuk janë vetëm aktorët, janë edhe spektatorët, sepse ajo sallë as nuk ngrohet dot e as nuk ftohet dot. Ja pse sezoni i shfaqjeve është me ndërprerje, që nuk duhet të jetë kështu. Unë si Marin dua një të ri, sepse e di si është i vjetri dhe i njoh kushtet mjerane të tija", thuhet në reagimin e aktorit të njohur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • memento: 27/08/2019 06:24

    ky organasi shyqyr qe doli pro prishjes se edhe po te kete marr ndonje cante te vogel, tashme nuk i prish dot ne shqiperi tek makinetat, por mund t’i prishi po te luaj me zare pas Pallatit te Kultures.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues