Marina e SHBA konfirmon: Videot që tregojnë UFO në fluturim janë autentike, 'vizitorët e paftuar' ekzistojnë (VIDEO)

Pyetja shekullore që ka ngritur mijra teori konspiracioni dhe ka çuar deri në ekstreme imagjinatën njerëzore, tashmë duket se e ka një përgjigje.

Zëdhënësi i Marinës së SHBA, Joe Gradisher dhe Luis Elizondo, një zyrtar i inteligjencës ushtarake që drejton njësinë e fshehtë të Pentagonit për UFO-t, kanë konfirmuar dje se “Videot që tregojnë UFO në fluturim në imazhet termik të kapura nga pilotët e Akademisë së Shkencës dhe Yjeve në vitet 2004, 2005, 2017 dhe 2018 janë autentike”.

Filmimet e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, tregojnë imazhe termik të fluturimeve të objekteve të paidentifikuara, një term që tashmë duket i vjetëruar.

Imazhet që bënë xhiron e botës dhe konfirmimi i Marinës amerikane, i kanë bindur akoma më shumë njerëzit se bëhet fjalë për UFO dhe videoja është prova e parë e vërtetë e ekzistencës së jashtëtokësorëve dhe vizitave të tyre në Tokë.

"Ai ishte një objekt i bardhë, i rrumbullaktë dhe i shtypur në pole, që lëvizte në mënyrë të çrregullt" – tha piloti i Marinës së SHBA David Fravor, tashmë në pension.

"Ndërsa u afrova ... ai rriti shpejtësinë dhe u zhduk në më pak se dy sekonda. Lloji i lëvizjes ishte krejtësisht i ndryshëm. Ai kishte aftësinë të ngrihej vertikalisht nga niveli zero në rreth 5 000 metra.

Sipas zëdhënësit të Marinës amerikane Joe Gradisher, në kampet e stërvitjes së Akademisë "Ka sulme të shpeshta nga ana e objekteve të paidentifikuara që përbëjnë rrezik për sigurinë e fluturimit të avionëve”.

Për shumë vite pilotët ushtarak amerikan nuk i kanë raportuar inkursionet e objekteve të panjohur për shkak të stigmës që shoqërohet me terminologjinë “objekte të paidentifikuara".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël