Marine Le Pen rizgjidhet përsëri në krye të së djathtës ekstreme në Francë

Marine Le Pen rizgjidhet përsëri në krye të së djathtës ekstreme në Francë

Marine Le Pen

FRANCË- Pa asnjë kandidat në garë për të marrë drejtimin e partisë, Marine Le Pen është rizgjedhur në krye të partisë franceze të ekstremit të djathtë, Rassemblement National.

Le Pen u rizgjodh me më shumë se 98% të votave dhe pasi u shpall rezultati shpalosi planet e saj për të ardhmen.

“Një dekadë pasi u zgjodha si kryetare RN nuk mund të mos pranoj se në një botë në përmbysje totale, midis rrënojave të rendit antik, në një peizazh politik gjithnjë në ndryshim, ku gjithçka është e pasigurt dhe vihet në dyshim, ne kemi arritur për të afirmuar veten si një qendër e besueshmërisë, stabilitetit dhe besoj, e besimit për miliona bashkatdhetarë tanë”, tha Le Pen.

Le Pen, e cila humbi nga Emmanuel Macron në zgjedhjet e 2017, po përgatitet për ofertën e saj të tretë presidenciale pranverën e ardhshme. Pas zhgënjimeve të fundit në zgjedhjet rajonale, Le Pen shpreson të rikthejë vrullin e partisë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje