Marine Lorphelin është shpallur si më e bukura e Francës. Bukuroshja ka shpërthyer në lotë gëzimi, teksa juria ka thënë emrin e saj.

19- vjeçarja është shpallur tashmë, vajza më e bukur e kryeqytetit të modës dhe pikërisht në edicionin e 84-te, të këtij eventi.

Kurora i është dorëzuar asaj nga Miss Francë e vitit të kaluar, Delphine Wespiser. Sfilata e bukurosheve ka kulmuar me veshjet të stilit të serialit të njohur “Via col vento".

Marine Lorphelin e presin tashmë edhe dy sfida të vështira, si Miss Bota 2013 që do të zhvillohet në Bali dhe Miss Univers.

Su/ Shqiptarja.com