ROMË - Kandidati i qendrës së majtë, Ignazio Marino ka fituar si kryebashkiakui Romës. Ai ka fituar zgjedhjet komunale me 63,9% të votave, duke mundur kështu kryebashkiakun në ikje, Gianni Alemanno, i cili ka marrë 36,1%. Kjo del prej rezultateve zyrtare, bën të ditur agjencia e lajmeve, Ansa.
Qendra e majtë është triumfuese në Romë dhe mund qendrën e djathtë pas 5 vjetësh, si edhe qyteti i Brescia-s, i qeverisur nga PDL në 5 vitet e fundit. Pas 18 vjetësh me dominimi të padiskutueshëm të qendrës së djathtë merret edhe Viterbo dhe pas 20 vjetësh edhe Treviso për Legën dhe Imperia (zonë e ish-ministrit Claudio Scajola) tek Pdl.
Gjithë 11 zonat në balotazh kanë shkuar për bashkiakët e qendrës së majtë dhe nëse shtohen edhe 5 fituesit e turit të parë (Sondrio, Pisa, Massa, Isernia dhe Vicenza) çojnë në një fitore 16:0 të qendrës së majtë mbi qendrën e djathtë.
MARINI: NGA ROMA NJË GUIDË MORALE PËR VENDIN
"Falemnderit që jam këtu. Jam i emocionuar për përgjegjësinë dhe falenderoj ata që kanë besuar”, ka thënë Ignazio Marino pas fitores. "Partitë janë të përbëra nga njerëz, ata njerëz më kanë ndihmuar për të rilindur Romën: shpresoj Roma brenda disa viteve mund të jetë krenar për mua". Ignazio Marino mbërriti në Tempullin e Adrianit, duke bërë shenjëne fitores dhe i shoqëruar nga duartrokitje. "Besoj në një qytet që nuk harron kë ka mbetur një hap pas, që nuk harron solidaritetin: një vlerë e qendrës së majtë që tashmë ka fituar. Secili nga ne është qytetar i Romës, dhe unë e besoj vërtet", ka shtuar Marino. "Nga sot duhet të punojmë jo mbi bazën e ideologjive, por mbi bazën e idealizmit". "Roma është kryeqyteti: nga këtu duhet të lëshojmë një guidë morale për vendin". "Duhet të përfshijmë kë nuk ka votuar dhe t’i themi se politika nuk është kolltuk, por shërbim", ka shtuar. 'Këtë qytet duhet ta ndryshojmë të gjithë së bashku. Nuk është punë vetëm për një njeri. Politika është shërbim për një komunitet''."Ndiej krenarinë për të rimarrë Romën tonë. Do të bëjmë të mundurën për të qenë në lartësinë e këtij roli”. "Për herë të parë fitojmë në të gjitha bashkitë. Me skuadrën e zgjeruar do t’ia dalim të rimarrim historinë e Romës. Qyteti do të ëndërrojë përsëri. Dua të shoh sërish njerëzit duke qeshur".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com