FRANKFURT- Mario Draghi, kreu i Bankës Qendrore Europiane ka mbrojtur programin për blerjen e obligacioneve. Plani, i quajtur Transaksionet e Plota Monetare (OMTs), lejon BQE-në për të blerë bono të vendeve anëtare të eurozonës për të ulur kostot e tyre të huamarrjes.
 
Njoftimi i BQE-së vitin e kaluar ndihmoi për kosto më të ulëta të huamarrjes për borxhin e vendeve të tilla si Spanja dhe Italia.
 
Por, kritikët kanë argumentuar se kjo e lehtëson presionin mbi vendet e zhytura në borxhe ndaj reformës.
 
Banka qendrore e Gjermanisë gjithashtu ka shprehur shqetësimet e veta kundër programit. Megjithatë, Draghi u përpoq të ulë frikën, duke thënë se BQE-ja mund të fillojë vetëm blerjen e bonove të një shteti, pasi ajo kishte kërkuar një kredi dhe si rezultat kishin rënë dakord për reformat.
 
Shefi i Bankës Qëndrore Europiane tha se “skema kishte luajtur një rol të rëndësishëm në qetësimin e tregjeve financiare dhe pothuajse të gjithë agjentët ekonomikë, duke përfshirë korporatat, bankat dhe individët që kishin përfituar nga kjo”.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)