
Rusia vret mesatarisht 150 civilë çdo ditë. kështu deklaroi Sergij Orlov, nënkryetari i bashkisë së Mariupol.
"Ne ende nuk kemi armë të mjaftueshme për të mbrojtur sa më shumë qytetet nga sulmet e rënda ruse", tha ai.
Ai e cilësoi situatën në qytet të tmerrshme.,
"Janë 25 ditë bllokadë totale, pa asnjë lidhje, madje nuk mund të transferohet as barna, uji, ushqimi. 150 mijë-200 mijë qytetarë janë ende në qytet të bllokuar. Në dhjetë ditët e fundit kemi evakuuar rreth 60 mijë qytetarë drejt Zaporizhzhia dhe qytete të tjera”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Rusia: Mbyllet faza e parë e operacionit, tani fokusohemi të çlirimi i plotë i Donbasit! Biden në Poloni: Demokracia në botë, në rrezik! Franca: Mision humanitar në Mariupol me Turqinë e Greqinë











