Mariupoli, në prag të rënies nën kontrollin rus, ndërsa Ukraina bën përpjekje të evakuojë ushtarët e fundit

Mariupoli, në prag të rënies nën kontrollin rus, ndërsa Ukraina bën përpjekje të evakuojë ushtarët e fundit

Mariupol duket se është në prag të rënies në kontrollin e rusëve, ndërsa ushtria e Ukrainës vazhdoi të martën përpjekjet për të evakuuar luftëtarët e mbetur në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

Marrja e Mariupolit do ta bënte atë qytetin më të madh të pushtuar deri tani nga forcat e Moskës në luftë dhe do të përbënte një fitore të nevojshme për Kremlinin, megjithëse tre muaj bombardime ruse e kanë kthyer në gërmadha qytetin port.

Më shumë se 260 luftëtarë ukrainas - disa prej tyre të plagosur rëndë dhe të nxjerrë jashtë me barela - lanë rrënojat e uzinës Azovstal të hënën dhe iu dorëzuan palës ruse në një marrëveshje të negociuar nga palët ndërluftuese.

Pesëdhjetë e tre luftëtarë të plagosur rëndë u dërguan në një spital në Novoazovsk, në lindje të Mariupolit, tha zëvendës Ministrja e Mbrojtjes Anna Malyar. Novoazovsk është nën kontrollin e trupave ruse dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

211 luftëtarë të tjerë u dërguan në qytetin Olenivka, një zonë e kontrolluar gjithashtu nga separatistët e mbështetur nga Rusia, tha zonja Malyar, duke shtuar se të evakuuarit mund të shkëmbeheshin me të burgosur rusë.

Autoritetet ukrainase thanë se po punonin për të nxjerrë ushtarët e mbetur nga fabrika e madhe e çelikut.

Rusia po e quajnë largimin e ushtarëve dorëzim. Ukrainasit e shmangën atë fjalë dhe thanë se garnizoni i uzinës kishte përfunduar misionin.

Gjatë një fjalimi gjatë natës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy foli për evakuimin e ushtarëve nga Mariupoli.

"Dua të theksoj se Ukrainës i duhen të gjallë heronjtë ukrainas. Ky është parimi ynë," tha Zelenskyy. "Unë mendoj se çdo person i arsyeshëm do t'i kuptojë këto fjalë. Operacioni për shpëtimin e mbrojtësve të Mariupolit nisi nga oficerët tanë ushtarakë dhe të zbulimit. Puna vazhdon për t'i sjellë djemtë në shtëpi dhe ky mision kërkon kujdes dhe kohë."

Zv/ministrja Malyar tha se po bëhen përpjekje për të shpëtuar luftëtarët e mbetur brenda fabrikës që ishte bastioni i fundit i rezistencës në qytetin port të shkatërruar të Mariupolit.

"Ata përmbushën të gjitha detyrat e tyre. Por është e pamundur të zhbllokohet Azovstali me mjete ushtarake", tha ajo./VOA


Lajmi kryesor:

Rihapet ambasada e SHBA në Kiev! Komandantët ende brenda fabrikës së çelikut! Erdogan për Suedinë dhe Finlandën: Strehojnë terroristë! Zelensky kërkon zgjatjen e ligjit ushtarak


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?