Mariza Ikonimi ndez pemën e Vitit të Ri

Shpirti i Krishtlindjes ka përfshirë edhe këngëtaren Mariza Ikonomi, e cila është shfaqur në një foto me kitarë në dorë duke kënduar pak metra larg pemës së Vitit të Ri rrefrenin e kësaj kënge. Mariza njihet në publik për besimin e saj kristian dhe duket se më shumë se kushdo tjetër e përjeton në një mënyrë krejt të veçantë këtë moment festiv. Fotoja ka pasur komente të shumta të cilat e kanë përgëzuar Marizën, por nga ana tjetër ky është edhe një rikthim i këngëtares në publik, pasi ishtë larguar prej kohësh nga skena muzikore. Ndërkaq sa për të shuar kuriozitetin e fansave të saj, po ju themi se këngëtarja po përgatitet për Festivalin e Këngës në RTSH, ku pritet të konkurojë për çmimin e madh, i cili fituesin e çon automatikisht në Eurovizion.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor