Mariza Ikonomi braktis Shqipërinë, nuk do e besoni ku ka 'përfunduar'

Mariza Ikonomi braktis Shqipërinë, nuk do e  besoni ku ka 'përfunduar'

Mariza Ikonomi është një nga këngëtaret me zërin më të veçantë në vend. Ajo ka preferuar për vite të mos vijë bujshëm para publikut. Ndërsa askujt nuk i kishte shkuar mendja, Mariza është larguar nga Shqipëria. Prej disa muajsh, Mariza ka braktisur Tiranën, për të kënduar në kroçera  apo skenat e plazheve më të bukura në bot.Ajo ka  zgjedhur të zhvillojë karrierën shumë larg Shqipërisë, në disa prej destinacioneve më ekzotike që mund të shkelë këmba e njeriut si:  Karaibe, Meksikë, Puerto Rico etj.

Ditën e djeshme ajo realizoi një lidhje me “Skype” në emisionin “Rudina”, ku tregoi se momentalisht jeton në Karaibe, por së shpejti do të kthehet në atdhe me një surprizë të madhe për të gjithë fansat e saj. 

“U bënë 4 muaj e gjysmë këtu dhe kanë kaluar shumë shpejt. Është një eksperiencë shumë e bukur dhe më vjen keq që për tre javë më duhet të kthehem në Europën e Veriut. Këtë eksperiencë unë e shikoj si dhuratë nga universi, jo vetëm punoj, por edhe e shijoj pak”, tha këngëtarja. Në fillim kisha frikë për këtë kontratë, sepse nuk është aq e lehtë t’i lësh të gjitha për njëfarë kohe, por është diçka që më ka frymëzuar”, u shpreh këngëtarja. Por ajo nuk ka vendosur që të heqë dorë përfundimisht nga tregu muzikor shqiptar. Mariza tregoi se shumë shpejt do të mbajë një koncert në vendin tonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 13/04/2019 22:33

    Mariza urime per kontraten, por mundohu te gjesh nje burre se mosha te ka fluturuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat mafioz në Selanik/ Autorët qëllojnë 3 herë nga makina në lëvizje 41-vjeçarin, vdes pas eci disa metra

Atentat mafioz në Selanik/ Autorët qëllojnë 3 herë nga makina në lëvizje 41-vjeçarin, vdes pas eci disa metra