Marjan Gryka: Berisha u takua
në Shën Naum me Millosheviçin

Marjan Gryka: Berisha u takua<br />në Shën Naum me Millosheviçin
TIRANE- Marjan Gryka, ish-truprojë i liderit të Dhjetorit Azem Hajdari dhe kryetar i shoqatës me të njëjtin emër, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” deklaron se Xhelil Gjoni ka të drejtë teksa akuzon Berishën si të dërguar të Ramiz Alisë në PD ndërsa i faturon atij të gjitha vrasjet që nga Arben Broci, Azem Hajdari e deri tek Sokol Olldashi.

Njëherësh Gryka zbardh dhe takimet e Berishës dhe Gazidedes me famëkeqin Arkan në Shkodër dhe Tetovë dhe përmbi të gjitha takimin e Berishës me kasapin e Ballkanit e të shqiptarëve Sllobodan Milosheviç në Shën Naum, takim i filmuar nga Remzi Hoxha i cili për këtë shkak u rrëmbye dhe u zhduk nga SHIK-u famëkeq i Gazidedes. Ish-truproja e Azemit nuk ngurron të deklarojë se Berisha dhe Basha janë urdhëruesit e vrasjes së 4 demonstruesve të opozitës para kryeministrisë dhe për këtë ata duhet të shkojnë në burg. Nga Rama kërkon që të zbardhë të gjitha vrasjet e Berishës. Por s’mohon se ka pasur kërcënime, madje dhe nga të afërm të Azemit.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve