Këngëtarja e njohur Marjona Matohu ka zbuluar lajmin se është në një pritje të ëmbël për herë të parë, para pak kohësh. Mirëpo ditën e sotme, Marjona ka ndarë një tjetër lajm të rëndësishëm e të bukur për të.
Ajo ka publikuar në llogarinë e saj të “Instagram” një video teksa shfaqet me bashkëshortin e saj në një festë përrallorë për të zbuluar gjininë e bebit.
Teksa dekori rozë dhe blu e ka zbukuaruar më shumë vendin, këngëtarja ka zbuluar se do të sjellë në jetë një djalë.
Duket se ky lajm e ka gëzuar shumë dyshen që ka shkëmbyer puthje dhe përqafime pafund e duken mjaft të emocionuar.
Në mbishkrimin e videos së publikuar në rrjete sociale, Marjona Matohu ka shkruar në anglisht “The meaning of life” (Kuptimi i jetës).
Komente
