Mark Marku: PD si Byroja e
PPSH? Pak a shumë e vërtetë

Mark Marku: PD si Byroja e<br />PPSH? Pak a shumë e vërtetë
TIRANE- Largimi i Gazmend Oketës nga Partia Demokratike, nga kolegu i tij demokrat Mark Marku konsiderohet si një vendim personal, që vjen prej pakënaqësive brenda partisë. Por sipas Markut këto pakënaqësi nuk duhet ta çonin kurrsesi në divorc, por duhet që të punohet brenda partisë për të rregulluar të gjitha defektet që mund të jenë bërë prezente gjatë funksionimit të strukturave të PD-së. "Është një zgjedhje personale dhe duhet respektuar si e tillë, por problemet e pakënaqësive nuk duhet të çojnë në një divorc. Pasi PD është një strukturë historike. Fakti që në një farë mënyrë konstaton disa gabime në një forcë politike, kjo nuk do të thotë se duhet të shkëputesh nga kjo forcë politike. Unë do të gjykoja si rrugë veprimi të kundërtën, që do të thotë që të punosh nga brenda që të ndikosh pozitivisht që ato çfarë janë gjëra negative, të shndërrohen në elementë pozitivë", tha Marku.

Përsa i përket krahasimit të Oketës se mbledhjet e grupit janë si ato të Byrosë politike gjatë regjimit komunist, Mark Marku përgjigjet kështu. "Është pak a shumë e vërtetë, ka një lloj formalizimi në mbledhjet e grupit parlamentar të PD. Por nuk shikoj ndonjë atmosferë të tipit që anëtari i grupit të PD të mos ketë mundësi që të shprehet. Për mendimin tim përgjegjësia për mungesën e një lloj dinamike të jetës së brendshme të partive, është sa problem i vetë partive, sa problemi i individëve. Pra ka një farë anomalie në funksionimin e këtyre mbledhjeve dhe e ritheksoj, kjo sa problematikë e liderëve është dhe problematikë e individëve", tha ai.

Por sa e rrezikon partia e re PD-në, për Markun nuk ka prebleme. "PD është përfaqësuese kryesore e shtresës së të përndjekurve në Shqipëri dhe dhe e së djathtës së moderuar popullore. Pra nuk besoj se cënon statusin e PD-së formacioni i ri politik, ndërsa për nga rëndësia e kësaj partie mbetet për t'u parë në vazhdim", është shprehur deputeti demokrat dje për mediat. Duke u munduar të qetësojë situatën në kampin blu.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar