Mark Marku rrëzon vettingun në PD

Mark Marku rrëzon vettingun në PD

Mark Marku

Sot zyrtarisht Lulzim Basha njoftoi nëpërmjet zyrës së tij të shtypit se Mark Marku, pedagogu i Universitetit të Tiranës, ish deputet i PD në vitin 2009 deri në vitin 2013, do të jetë drejtues i qarkut të Lezhës.

Në fakt, Marku nuk është një risi ashtu siç po tentohet të shitet në media, por është një riciklim. Ai ka qenë deputet i Partisë Demokratike dhe është larguar më pas për shkak se nuk respektonte vendimet e grupit parlamentar.

Njeriu i cili sot në publik kërkon që të respektohen vendimet e Lulzim Bashës, dikur nuk i ka respektuar vetë dhe për këtë arsye është larguar, por sot le ta shikojmë në një këndvështrim tjetër emërimin e Mark Markut. Pra, jo vetëm në lidhje me sjelljen e tij politike, por me themelet e PD, me një proces që është shitur si më i suksesshmi i 30 viteve të fundit, vettingu dhe seleksionimi i kandidatëve për deputet të PD.

Mark Marku dhe katër personazhe të tjera politike, midis tyre edhe një anonim si ishte Enriketa Papa, kryen procesin vettingut në PD duke skualifikuar nga 3000 mijë kandidatë duke i cuar në 900 e më pas duke i lënë në disa qindra. Shifrat e sakta asnjëherë nuk dihen pasi askush nuk ka të dhëna të sakta, pasi ato mbahen konfidente. Në fund të procesit, i gjithë komisioni përfundoi në largimin e Romeo Gurakuqit, Luan Baçit, Ervin Salianjit, Klevis Balliu, Endri Hasës dhe disa personazheve të tjera politike, nga ata që ishin pjesë e elitës, pra deputetë dhe ish deputetë, pa folur këtu për skartimin që u bëri mijëra të tjerëve pa iu dhënë asnjë argument, thjesht dhe vetëm duke i gënjyer se do të ishin pjesë e strukturave të ardhshme të qeverisë së PD, në rast se arrin.

Pra, ishte Mark Marku ai që skualifikoi dhe hoqi me qindra emra duke qenë në konflikt të pastër interesi. Dikush që do të kandidonte vetë, hoqi nga lista kandidatët e tjerë. Ishte Mark Marku që selektoi listën e qarkut të Lezhës dhe komisioni i vettingut që fshinë me dhjetra emra të propozuara nga anëtarësia e PD në këtë qark dhe tani shkon vetë kandidat.

A nuk ka një konflikt të pastër interesi këtu? A nuk është Mark Marku personi që rrëzon vetingun në PD?

Sepse jo vetëm që ka hequr me dhjetra apo qindra emra në gjithë Shqipërinë, por shkon e kandidon vetë. Pas Mark Markut mund të kandidojë dhe Bujar Nishani i cili ka shprehur ambiciet e tij. Pra, mund të bëhen dy personazhe që kanë bërë vettingun e të tjerëve dhe vetëkandidojnë.

Po këtyre kush ja bëri vettingun? A nuk ka nevojë Mark Marku për një vetting politik pasi është një riciklim i Lulzim Bashës duke u shitur si një prurje e re në PD.

Në fakt profesori i Universitetit mund te jetë një kandidaturë e mirë, por përpara se të garojë duhet tu kërkojë ndjesë atye personave në Lezhë që i ka skualifikuar nga gara dhe duhet tju thotë se i ka hequr per t’i zënë vendin pasi në Lezhë ka mjaft qytetarë e intelektualë demokratë të cilët kanë dhënë një kontribut këto 30 vite, ndërsa Marku është bërë një herë deputet nga dera dhe ka dalë nga dritarja dhe tani po hyn sërish nga dera, por pasi ka skualifikuar çfarë i ka dashur qejfi, shkon i pari aty dhe u thotë” unë tani iu hoqa të tjerëve dhe tani jam vetë kandidat”.

Kjo formulë, sot ka rrëzuar edhe procesin e vettingut edhe seleksionimin politik, gjojan në emër të moralit dhe ndershmërisë që ka bërë Lulzim Basha duke përdorur Mark Markun dhe komisionin e ashtuquajtur, të vettingut në PD./CNA.al

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Keli: 18/01/2021 22:15

    Mark Marku legen materniteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve