Mediat amerikane raportojnë se aim und të ketë vrarë veten.
35-vjeçari pritej të dënohej mes katër dhe shtatë vjet burg, pasi u deklarua fajtor për abuzimin seksual të fëmijëve. Gjyqi për dënimin e tij do të mbahej në 7 mars.
Salling luajti futbollistin Noah "Puck" Puckerman në Glee nga 2009 në 2015.
Ai hyri në një marrëveshje për pranimin e fajësisë tetorin e kaluar, duke shmangur një dënim të gjatë me burg deri në 20 vjet.
Hetuesit përfundimisht gjetën mijëra imazhe abuzimi të fëmijëve në laptop dhe në hard drive.
Avokati i Salling, Michael J Proctor, tha në një deklaratë: "Unë mund të konfirmoj se Mark Salling ka vdekur herët këtë mëngjes. Mark ishte një person i butë dhe i dashur, një person me kreativitet të madh, i cili po bënte më së miri të shlyente për disa gabime serioze dhe gabimet e gjykimit.”
"Ai është mështetur nga nëna, babai dhe vëllai i tij. Familja Salling vlerëson mbështetjen që ata kanë marrë dhe kërkon që të respektohet privatësia e tyre".
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com












