Marku e Hoxha analizojnë humbjen
e PD: Të çlirohet nga pengmarrësit

Marku e Hoxha analizojnë humbjen<br />e PD: Të çlirohet nga pengmarrësit
Prej dy vitesh nuk janë më në parlamentin shqiptar dhe nuk ishin as në listat për deputetët nga Partia Demokratike, por analizën për humbjen sërisht të PD-së e bëjnë në këndvështrime të ndryshme.

Mark Marku dhe Fatos Hoxha flasin për shkaqet që çuan në humbjen e PD në zgjedhjet lokale. Sipas Mark Markut nuk ishin të mjaftueshme dy vite kohë për tu rifituar besimin e qytetarëve të cilët e kaluan PD në opozitë. Por për Fatos Hoxhën ky rezultat vjen për shkak se nuk është bërë analiza e humbjes në 2013.

Por, Mark Marku mendon se në fakt shkaku kryesor i humbjes së zgjedhjeve lidhet me presionet direkte të kryeminsitrit në fushatën elektorale, por pa lënë mënjanë fenomenin e shitjes dhe të blerjes së votës. Fatos Hoxha nuk e mohon këtë fenonem negative ndër vite, por thotë se kjo nuk është arsye për të justifikuar humbjen.

Por ishte një alternativë PD në këto zgjedhje, Mark Marku dhe Fatos Hoxha mendojnë njësoj.

Fatos Hoxha shkon edhe më tej kur thotë se përveç analizës që duhet bërë për humbjen, lideri i PD duhet të çlirohet nga pengmarrësit, për të cilët nuk foli me emra por që siaps tij dihen.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)