Prokuroria e krimeve të rënda duhet të vërë para ligjit këto që shkel ligjin qoftë edhe zyrtar i çdo niveli. Ishte kjo kërkesa e kryeprokurores Arta Marku gjatë një takimi që ajo zhvilloi me kreun e prokurorisë së krimeve të rënda z.Besim Hajdarmataj.
“Kryeprokurorja Marku garantoi bashkëpunim për hetime të vazhdueshme të çështjeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj kujtdo që shkel ligjin. Prokuroria e Përgjithshme rithekson mbështetjen e nevojshme për çdo çështje, me çdo mjet dhe në çdo kohë, për të çuar përpara hetimet”, bën me dije zyra e shtypit pranë prokurorit të përgjithshëm.
Prej Maj 2016 Në krye të prokurorisë së krimeve të rënda është emëruar drejtues prokurori Besim Hajdarmataj.
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com