Në Gusht të vitit ’99-të , Pjetër Jaku dhe Elinda Marku u vendosën në Amerikë në Shtetin e Michiganit. Larg kishin lënë Shqipërinë, Lezhën qytetin e Kuvendit por edhe “Kuvendin” e tyre, një ent botues që ju kishte mbajtur besën jo vetëm lexuesve dhe dashamirësve lezhianë të librit, por dhe autorëve te ketij qyteti. Atëherë menduan se në të vërtetë kishin ikur, por në fakt nuk kishin ikur. Elinda Marku thotë në këtë interviste se, “ne as që kemi ikur ende”.
Gjeografikisht, Lezha dhe Michigani, janë shumë larg njëri- tjetrit . Por ja që “Kuvendi” i Elinda Markut dhe Pjetër Jakut, i afroi këto dy vende deri dje krejt të largët e të huaj. Nga gushti i ‘99-tës, deri në Maji të vitit 2001, përveç gjithë të papriturave të tjera që takon në një vend e kulturë të re për të ardhurit, për Elindën dhe Pjetrin ishte ndër të papriturat e këndshme, fakti që në Michigan jetonte një komunitet vital dhe i madh shqiptarësh. Kuptuan, se këtij komuniteti të pasur në vlera i mungonte një media e shkruar shqip.
I ra ndërmend ajo që në fakt për asnjë moment nuk ju kishte dalë nga mendja, Kuvendi. Aherë, seicili bënte nga një punë, Pjetri në fabrikë dhe Elinda në hotel. Mbrëmjeve bisedonin deri vone se si të realizonim prurjen e Kuvendit tek shqiptarët e Michiganit. Ia dolën në Maj të vitit 2001….
/Shqiptarja.com