MAROK - Mbreti Mohammed VI i Marokut ka vendosur të anullojë faljen për një pedofil spanjol të liruar kohët e fundit, të quajtur Daniel Galvan. i cili edhe i kishte filmuar aktet e dhunshme me të paktën 11 fëmijë të moshave 4 deri 15 vjeç.
Anullimi i faljes ka ardhur ka pas protestave të fuqishme popullore të kohëve të fundit. Vendimi i mbretit është botuar nga agjencia zyrtare e lajmeve MAP dhë është konsideruar i një natyre të jashtëzakonshme.
Sipas mediave, ndërkohë që disa ish-të burgosur të falur kanë lënë Marokun, Ministria marokene e Drejtësisë tani do bashkëpunojë me homolegen spanjolle lidhur me lirimin e pedofilit spanjoll.
Galvan, 63 vjeç, u dënua në vitin 2011 me tridhjetë vjet burgim për përdhunimin e njëmbëdhjetë fëmijëve.
Duke u përballuar me polemika dhe protesta në rritje për shkak të lirimit të pedofilit, Muhamedi VI deklaroi të shtunën se kishte urdhëruar një hetim "për të përcaktuar përgjegjësitë dhe arsyet e dështimit të drejtësisë në lirimin e këtij njeriu "si dhe përcaktojë përgjegjësit për ata që mundësian shpëtimin e tij.
Mijëra njerëz kanë shprehur zemërimin e tyre në disa qytete të mbretërisë duke u përballuar me dhunën e policisë.
Sipas deklaratës zyrtare, "Mbreti nuk ishte informuar asnjëherë për egërsinë e krimeve monstruoze për të cilat spanjolli ishte dënuar. Është mëse e qartë se asnjë sovran nuk mund të bjerë dakord për t’i falur dënimin atij atij që është dënuar për mizorinë e krimeve monstruoze që ka kryer.
Daniel Galvan Viña ishte pjesë e një liste prej dyzet e tetë të burgosurish spanjollë, që u falën në emër të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.
Sipas një gazete të njohur marokene, lirimi i tij ndodhi për shkak të një kërkese urgjente të shërbimeve sekrete spanjolle.
Gazeta, duke cituar një burim të paidentifikuar për këtë çështje, tha se prania e tij në listën e faljes ishte në realitet një "favor" që Rabati i bënte, Agjencisë Spanjolle të Inteligjencës.

(Pamje nga protestat popullore në Marok kundër lirimit të pedofilit spanjoll)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com