Marok, ndalohet prodhimi dhe
shitja e burkës

Marok, ndalohet prodhimi dhe<br />shitja e burkës
Ministria e Brendshme e Marokut me anë të një njoftimi u ka bërë të ditur kompanive që prodhojnë veshjen myslimane të njohur me emrin burka se ka ndaluar prodhimin dhe shitjen e saj.

Ndërkohë sipas mediave lokale, funksionarë të ministrisë së Brendshme kanë ndërmarrë fushata sensibilizimi në vend për t’i informuar për këtë vendim, për të cilin nuk ka asnjë njoftim zyrtarë nga autoritetet.

Mediat raportojnë se ky vendim ka ardhur pasi veshja është përdorur nëpër grabitje ose vepra të tjera kriminale.

Bruka është veshje myslimane e cila mundëson mbulimin e të gjithë trupit dhe më herët është shpallur e jashtëligjshme edhe në Francë si pasojë e sulmeve terroriste që goditën vendin.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin