Marok, vriten 15 vetë në një
ceremoni bamirësie

Marok, vriten 15 vetë në një<br />ceremoni bamirësie<br>
Të paktën 15 vetë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një rrëmujë gjatë shpërndarjes së ndihmave ushqimore për bamirësi në Marok.

Incidenti ndodhi në qytetin Sidi Boulaalam në provincën Essaouira, ku po dhuroheshin ndihma ushqimore në një bamirësi private.

Mediat lokale raportojnë se deri në 40 vetë u plagosën nga shtypja dhe shumica e viktimave ishin kryesisht gra dhe të moshuar.

Bamirësia ishte një ritual vjetor për qytetin e varfër me 8 mijë banorë, por këtë herë ceremonia tërhoqi një turmë më të madhe se zakonisht thonë mediat vendase.

Ministria e Brendshme e Marokut tha se mbreti Muhammed VI kishte udhëzuar autoritetet lokale që të ndihmonin të prekurit, duke shtuar se ai personalisht do të mbulonte të gjitha shpenzimet mjekësore dhe funeralin e viktimave.

Nuk është e qartë se çfarë e nxiti rrëmujën.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

U kërkua ekstradimi në Korenë e Jugut, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Prokurorisë! Gjermani Stephan Morgenstern mbetet në Shqipëri

U kërkua ekstradimi në Korenë e Jugut, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Prokurorisë! Gjermani Stephan Morgenstern mbetet në Shqipëri