“Arturo Vidal nuk do të largohet nga Juventusi. Situata është keqkuptuar plotësisht, Vidal nuk ka asnjë arsye që të kërkojë largimin. Edicionin e kaluar mesfushori rinovoi kontratën e re me ne, prandaj nuk kemi arsye për  ta shitur. Iu them të gjithë tifozëve që nuk duhet të shqetësoheni për asgjë.

Shpresoj që Vidal ta rikuperohet dhe të rikthehet sa më shpejt në ekip, pasi të gjithë po e presim” deklaroi administratori i deleguar i Juventusit Marotta. Megjithatë sulmi i Manchester United për të bindur lojtarin dhe Juven që të gjejnë akordin ende nuk ka përfunduar, pasi mediat angleze duke iu referuar burimeve pranë ekipit të ‘Djajve të Kuq’ raportojnë se trajneri Van Gal e ka llogaritur kilianin pjesë të ekipi për edicionin e ri. E nëse akordi nuk do të arrihet, atëherë pritet që të jetë Di Maria blerja e madhe e anglezëve.


d.b/shqiptarja.com