Marrëdhëniet etnike, KiE
mision vëzhgimi në Maqedoni

Marrëdhëniet etnike, KiE <br />mision vëzhgimi në Maqedoni
SHKUP- Asambleja Parlamentare e KiE do të vëzhgojë nga afër marrëdhëniet ndëretinke në Maqedoni si dhe lirinë e mediave në këtë vend. Një delegacion i kryesuar nga raportuesi i Asamblesë Parlamentare pranë Këshillit të Evropës për Maqedoninë, Rober Walter pritet të zhvillojë një vizitë në këtë vend nga 7-10 Maj. “Zhurnal” raporton se në fokus të vizitës do jetë mbledhja e fakteve për marrëdhëniet mes etnive në këtë vend.
Vizita zhvillohet menjeherë pas arrestimeve të kryera ditët e fundit nga policia maqedonase në rradhët e shqiptarëve të dyshuar për vrasjen e 5-fishtë në Smilkovc pranë Shkupit. Faktet e mbledhura raportuesi i KiE do t’i paraqesë në një raport përmbledhës që pritet të jetë gati në mes te vitit.
Walter do takojë në Shkup autoritete më të larta maqedonase por dhe liderët shqiptarë në këtë vend.
Një takim i posacem do të zhvillohet dhe me Prokurorin Publik.(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!