Marrëveshja, Berisha:
Opozita u kthye në realitet

Marrëveshja, Berisha:<br />Opozita u kthye në realitet
TIRANE- Nga Norvegjia kryeministri Sali Berisha deklaron se “opozita iu rikthye realitetit”, në lidhje me marrëveshjen e arritur dje për fillimin e e reformave zgjedhore, parlamentare dhe konsensusin për ligjet me shumicë të cilësuar.

Në takimin me zëvëndëspresidentin e Parlamentit të Norvegjisë, Per-Kristian Foss, kryeministri e njohu situatën politike në Shqipëri dhe vendimin e Parlamentit për të zhbllokuar miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar, fillimin e reformës zgjedhore dhe asaj të rregullores së Parlamentit, kushte këto të vendosura edhe nga Bashkimi Europian.

“Pas një bllokimi dyvjeçar të reformave kyçe, opozita më së fundi po i kthehej realitetit politik dhe shprehu shpresën se një kurs i tillë politik do të vazhdojë në interesin më të mirë të vendit.”

Ai siguroi bashkëbiseduesin se integrimi europian është projekti më i rëndësishëm i qeverisë së tij dhe se ky projekt bazohej vetëm në merita dhe reforma
AMë tej gjatë takimit, kryeministri Berisha u ndal te investimet në sektorin e energjisë së rinovueshme, ku Statkraft ka një rol primar në projektin hidroenergjitik të kaskadës së Devollit, aktualisht ndër më të mëdhenjtë në Evropë, si dhe në projektin e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline, ku një kompani tjetër norvegjeze Statoil është ndër aksionerët kryesorë të projektit. Nga ana e tij, Zëvëndëspresidenti i Parlamentit i vlerësoi kompanitë norvegjeze të përfshira në projekte energjetike në Shqipëri si kompani lider në sektorët e tyre.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit