Marrëveshja Blair - Rama, "The
Sunday Telegraph" i bën jehonë

Marrëveshja Blair - Rama, "The<br />
Sunday Telegraph" i bën jehonë<br>
Shtypi britanik i bën jehonë bashkëpunimit mës liderit socialist Edi Rama dhe ish-kryeministrit të Britanisë Tony Blair në qeverinë e re të pas 23 Qershorit, nëse fitojnë socialistët.

“The Sunday Telegraf”, në një artikull të publikuar të dielën, shkruan për konsulencën që Blair do t’i japë qeverisë së ardhshme, një marrëveshje e cila, siç shkruan gazeta, do të kapë një vlerë prej disa miliona stërlinash.

Roli i ish-kryeministrit britanik për të këshilluar socialistët në qeverisjen e tyre, ra dakord javën e kaluar gjatë një takimi që pati në zyrën e tij në Londër me kryesocialistin Rama.

Gazeta britanike, shkruan më tej se Shqipëria shpreson t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe Blair pritet t’i këshillojë sesi mund të arrihet kjo duke zbatuar reformat e Partisë së tij Laburiste, të cilat pritet të jenë në krye të axhendës.

Nënshkrimi i kesaj marrëveshjeje me Shqipërinë pason marrëveshje të tilla fitimprurëse me qeveritë e Kazakistanit, Kuvajtit, Brazilit dhe Kolumbisë. Blair ka krijuar zyrën e tij të konsulencës “Këshillimin Praktik i Qeverive” në vitin 2007 të cilën e menaxhon ndër të tjerë edhe Alister Kembëll, i cili sipas gazetës, ka negociuar marrëveshjen në shkurt kur ndodhej në Tiranë për promvimin e librit të tij. Sipas prestigjiozes britanike, Kembëll i ka ofruar këshilla strategjike Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit.

‘The Sunday Telegraph’ shkruan se kreu i Partisë Socialiste, Rama është popullor dhe sondazhet tregojnë se ai pritet të fitojë rreth 49% të votës kombëtare duke qenë brenda objektivit për të fituar zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në vend.

‘Prestigjozia britanike nënvizon se edhe pse popullariteti i Blerit ka rënë në Britani pas luftës në Irak, në Shqipëri dhe Kosovë ai konsiderohet hero pas ndihmës së dhënë gjatë luftës në Kosovë me ish Jugosllavinë. Thuhet se qindra fëmijë në Kosovë janë quajtur Tony Blair, në nder të tij.

Redaksia online
(ar.sh/g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike