Marrëveshja Marku-Xhafaj, PD:
Qeveria krijoi një SPAK të dytë

Marrëveshja Marku-Xhafaj, PD:<br />Qeveria krijoi një SPAK të dytë<br>
Kryeprokurorja Arta Marku sërish është sjellë në vëmendje nga opozita jo për procedurën e zgjedhjes së saj por për një marrëveshje me Ministrinë e Brendshme. Deputetët demokratë nëpërmjet një konference për mediat, theksuan se Rama ka vendosur një kryeprokurore private për të mbyllur dosjet hetimore. Këtë akuze e bazuan tek marrëveshja që është nënshkruar mes kryeprokurores Marku dhe ministri Xhafaj.

"Meqë nuk mjaftonte Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm Privat, sot Edi Rama krijon edhe SPAK-un privat nëpërmjet kësaj marrëveshje. SPAK-u i parashikuar në Kushtetutë dhe në ligj si i pavarur edhe nga Prokurori i Përgjithshëm me këtë marrëveshje është nën urdhrin e plotë të Edi Ramës, nëpërmjet zbatuesit të këtij urdhri që është Ministri i Brendshëm" tha Bylykbashi.

Për marrëveshjen ka reaguar në emër të LSI nënkryetari Luan Rama. Në një shkrim shpërndarë në rrjetet sociale, Rama shkruan se, ajo marrëveshje është në kundërshtim me Kushtetutën. Ai shton se, hetimet për çështje korrupsioni dhe krimi në bazë të Kushtetutës dhe paketës së ligjeve të reformës në drejtësi është objekt i veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme dhe Njësisë së Posaçme Hetimore, të cilat sipas nenit 148, pika 4 të Kushtetutës janë të pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm!

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë