Marrëveshja për Sirinë: Qeveri
tranzicioni, por Assad qëndron

Marrëveshja për Sirinë: Qeveri <br />tranzicioni, por Assad qëndron
GJENEVË - Në takimin mbi Sirinë është arritur një marrëveshje për kalimin e pushtetit në Damask në duart e popullit sirian. Lajmi u bë i ditur nga i dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe, Kofi Annan, që saktësoi se do të formohet një qeveri tranzicioni e unitetit kombëtar me fuqi të plota, por që do të përfshijë edhe eksponentë të regjimit aktual, siç kërkonte Rusia, aleati kryesor i Bashar el Assad. Dhe plani nuk përmban kërkesën për dorëheqje të presidentit aktual sirian ndërsa sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka pohuar se “Assad i ka ditët e numëruara”.

Annan tha se shpreson të shikojë rezultate konkrete “brenda një viti” ndërsa shpreson se palët do të bashkëpunojnë pasi “era e fortë e transformimit nuk mund të rezistojë gjatë”. I dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe sqaroi se qeveria e tranzicionit “mund të përfshijë anëtarë të qeverisë aktuale, të opozitës, si dhe nga formacione të tjera dhe se do të formohet në bazë konsensusit reciprok” mes palëve.

Teksti fillestar i Annan nga ku nisi diskutimi parashikonte përjashtimin e eksponentëve aktualë të regjimit, gjë që automatikisht do të nënkuptonte largimin e Assad nga pushteti.

Gjatë takimit të Grupit të Aksionit mbi Sirinë ishin prezent pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (Rusia, SHBA, Kina, Franca e Britania e Madhe) si dhe Turqia, Kuvaiti, Katari, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, homologu i Lidhjes Arabe, Nabil Elaraby dhe kreu i diplomacisë së BE, Catherine Ashton.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi