PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi sot se me marrëveshjen e firmosur Serbia njeh kufirin shtetëror të Kosovës
“Marrëveshja për menagjimin e integruar të kufijve është në harmoni të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, tha sot Thaçi në mbledhjen e qeverisë.
Ai tha se me këtë marrëveshje në veri të vendit është vendosur rendi dhe ligji.