ATHINË– Një marrëveshje e re në fushën e shëndetësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë u nënshkrua ditën e sotme në një takim zyrtar në Athinë të ministrit shqiptar të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe Ministrit të Shëndetësisë të Greqisë, Spyridon Adonis Georgiadis.
Mes dy ministrave u ra dakord, “edhe për asistencën për njohjen me përvojën greke përsa i përket zbatimit të projektit e-prescription (projekti i recetës elektronike); asistencën në shkëmbimin e përvojës për menaxhimin e shërbimeve spitalore; si dhe funksionimin dhe administrimin e shërbimit kombëtar të urgjencës”.
BEQAJ: PROJEKT MADHOR PAKETA E KONTROLLIT PËR MOSHAT 40-65 VJEÇ
Beqaj, nënvizoi në takim se “një nga projektet madhore, që ka ndërmarrë institucioni që ai drejton është hartimi dhe zbatimi i paketës së kontrollit bazë për grupmoshën 40-65 vjeç që pritet të fillojë brenda këtij viti”.
Gjithashtu, Ministri Beqaj prezantoi në takimin me Georgiadis prioritetet e qeverisë shqiptare në sektorin e shëndetësisë, si dhe shpjegoi situatën në të cilën ndodhet sistemi i kujdesit shëndetësor në Shqipëri. Duke nënvizuar vështirësitë me të cilat përballet institucioni që ai drejton, Beqaj tha se dy çështjet kryesore “janë aksesi i kufizuar i popullatës ndaj kujdesit shëndetësor dhe perceptimi i publikut për shkallën e lartë të korrupsionit në vend”.
GEORGIADIS: GREQIA NDIHMON SHQIPËRINË PËR NË BE
Nga ana e tij, Ministri grek Georgiadis, në kuadrin e Presidencës Greke të BE-së, u angazhua dhe shprehu vullnetin e Qeverisë greke për të ndihmuar Shqipërinë, për përshpejtimin e hapave për marrjen e statusit kandidat në BE.
Ministri shqiptar i shëndetësisë e ftoi gjithashtu homologun e vet grek, Georgiadis për një vizitë zyrtare në Shqipëri në kuadrin e angazhimit dhe vullnetit të plotë dypalësh për thellimin bashkëpunimin dypalësh në sektorin e shëndetësisë.
Bashkëbiseduesit konfirmuan “marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm ndërmjet dy institucioneve që ata drejtojnë, duke shprehur angazhimin e përbashkët për një zhvillim cilësor të mëtejshëm të tyre”.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com