Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Dukat të Vlorës. Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa fatmirësisht brenda në banesë nuk ka persona. Banorët e fshatit kanë shkuar në ndihmë, duke u përpjekur të shuajnë zjarrin me kova uji, ndërsa është lajmëruar edhe zjarrfikësja.
Sikurse mund të shikohet edhe nga videot, flakët kanë shkrumbuar thuajse tërësisht banesën.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimorë, për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.