Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë e shkëlqyer sot...zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë e shkëlqyer sot...zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Foto ilustruese

DASHI 21. mars - 20. prill

Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e mbrojtur sot dhe në shumë momente do keni konflikte me partnerin. Nuk do merreni vesh për asgjë me njëri-tjetrin. As beqarët nuk do jenë në humor shume të mirë dhe nuk do arrijnë të ndryshojnë statusin e tyre. Sektori i financave do jetë përgjithësisht i qetë dhe pa problemin më të vogël. Mund t'i kryeni pa frikë shpenzimet e domosdoshme.

DEMI 21. prill - 21. maj

Marsi dhe Merkuri do ju nxitin te jeni më të përkujdesur për atë që keni në krah dhe në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do përmirësohet ndjeshëm. Beqarët serish nuk do marrin guximin të bëjnë deklarata dhe do presin që të tjerët t'i joshin. Buxheti ka për të qenë shumë herë më i mirë nga dje dhe kjo falë përfitimit të një shpërblimi goxha të mira. Bëni vetëm kujdes me menaxhimin.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë e shkëlqyer sot. Do ndiheni aq mirë pranë njëri-tjetrit saqë as nuk do e çoni nëpër mend të bëni ndryshime. Beqarëve do ju shtohen mundësitë për takime dhe me shumë gjasë do arrijnë ta ndryshojnë statusin. Në planin financiar do keni vështirësi të njëpasnjëshme dhe me zor do arrini të kryeni edhe shpenzimet e domosdoshme.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Ju të dashuruarit do keni fat me shumicë gjatë kësaj dite dhe për asnjë moment nuk do ju dalin probleme. Çastet romantike nuk do kenë të ndalur. Beqarët nuk duhet të presin në heshtje ndryshimin e statusit, por duhet të bëjnë përpjekje për ta arritur atë. Në planin financiar gjendja ka për të qenë goxha e qëndrueshme dhe nuk do ju sjellë stres.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Dite harmonike dhe e mbushur me entuziazëm ka për të qene kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do jeni në humor dhe të gatshëm për të bërë çdo lloj çmendurie që do iu propozojë partneri. Beqarët do kenë goxha mundësi njohjeje, por nuk duhet të nxitohen aspak. Financiarisht do jeni goxha të favorizuar dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Ditë jo shumë e mirë kjo e sotmja për të dashuruarit. për shumë gjëra do keni konflikte të ashpra dhe do ndiheni keq. As miqtë nuk do iu japin këshillat e duhura. Beqarët ka mundësi të jenë impulsive dhe si adoleshentë. Ata do i marrin gjërat si t'iu vijnë për momentin. Financat për fat do jenë goxha më të mira. Do e riorganizoni buxhetin dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Venusi do ua bëjë ditën edhe më të bukur sot. Lumturia do mbizotërojë në lidhjen tuaj. Ata qe janë të martuar mund të marrin edhe një lajm të rëndësishëm. Mbase një fëmijë do te vije në jetë së shpejti. Beqarët duhet të jenë optimiste sepse planetët edhe për ata kanë përgatitur surpriza. Urani do iu mbështesë tek financat. Do tregoheni më të kujdesshëm me shpenzimet dhe situata do jetë e mirë.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Marrëdhënia juaj me atë që dashuroni do të përmirësohet edhe më tepër. Falë Venusit do tregoheni më të kuptueshëm dhe tolerante me të. Hëna në bashkëpunim me Venusin do i bëjë beqarët si magnet. Askush nuk do mund t’iu rezistojë sot. Përfitoni sa më shumë nga kjo ditë. Në planin financiar, gjërat do fillojnë të përmirësohen, por ju nuk duhet të shpenzoni për objekte pa vlerë.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Duhet të ndryshoni me çdo kusht rutinën e jetës së përditshme sepse ajo është një nga armiqtë me kryesore të jetës në çift. Tregohuni pak më kreativë në dashuri. Beqarët mund te fillojnë edhe lidhje, por ato do jenë të qeta dhe nuk do iu sjellin kënaqësinë që ata prisnin. Tregohuni te kursyer me financat në mënyrë që të mos kaloni një periudhe të vështirë. E keni vetë në dorë sot.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Sot, Urani do të provokoje një stuhi të lehtë tek çiftet. Do jeni pak më shumë sesa duhet dyshues ndaj partnerit dhe për këtë do e bezdisni me pyetje atë që doni. Mos e teproni! Për sa iu përket atyre që janë vetëm do kenë takime, por nuk duhet të shkojnë shumë larg që herën e pare. Nëse tregoheni më të organizuar në planin financiar nuk do keni asnjë problem me to.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Shumë planetë do ndikojnë njëkohësisht në jetën në çift. Marrëdhënia juaj do jetë e tensionuar dhe mund të keni edhe probleme serioze. Bëni kujdes me ato që do thoni. Beqarët nuk duhet te jene shume strikte ne kërkesat qe kane për personin e zemrës sepse nuk do e gjejnë dot kurrë. Do bëni tej mase shpenzime sot pa menduar për pasojat e rënda që ato mund të kenë. Situata jo e mirë!

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Ata qe kane krijuar një lidhje do përjetojnë shumë kënaqësi dhe do jenë të gëzuar në çdo moment. Përveç këtyre do jeni edhe sensuale dhe pasionante. Ju pret një darkë mjaft e nxehtë dhe romantike. Beqarët do influencohen nga Marsi. Dita do jetë më harmonike dhe takimet do jetë interesante. Një pakujdesi e vogël me financat mund të sjellë probleme që as i kishit menduar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës