DASHI 21. mars - 20. prill
Marrëdhënia juaj ne çift do jete aq e bukur gjate kësaj dite saqë ne çdo çast do përjetoni emocione dhe kënaqësi te veçanta. Beqaret do ja kalojnë me se miri me miqtë e ngushte dhe me te afërmit, prandaj nuk do preferojnë ende te bëjnë ndryshime te statusit. Nga paraja do jeni alergjike dhe nuk do arrini te mbani dot asnjë mënjanë. Ne disa momente do gjendeni edhe ne vështirësi.
DEMI 21. prill - 21. maj
Kushtojini vëmendjen e duhur partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse nëse e lini pas dore dikush mund te përfitojë dhe do ua rrëmbejë atë. Beqaret do kujdesen edhe për detajet ne veshje dhe pamjen ne tërësi prandaj do tërheqin akoma me shume vëmendjen. Për te menaxhuar me kujdes financat duhet te flisni sa me pare me një specialist. Vetëm ai mund t'iu nxjerre nga problemet.
BINJAKET 22. maj - 21. qershor
Do ziheni edhe për gjera te vogla sot ju te dashuruarit dhe asgjë nuk ka për t'iu ecur ashtu si keni dashur. Disa persona qe i mendoni si miq do ju shtyjnë te gaboni dhe jo ta përmirësoni situatën. Beqaret do kalojnë momente te jashtëzakonshme me shoqërinë dhe madje mund te njohin edhe persona te veçante ne disa mjedise. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj, mos u shqetësoni për asgjë.
GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik
Për shkak te ndikimit negativ te Saturnit, sot do keni debate te vazhdueshme ne jetën tuaj ne çift. Partneri nuk do ju toleroje për asgjë dhe kjo do ju acaroje akoma me shume. Beqaret me ne fund do realizojnë disa takime interesante, me persona qe do ja vleje te hidhen hapa me tej. Ne planin financiar duhet te qëndroni gjithë kohës me këmbë ne toke sepse ne te kundërt keni për te pasur probleme.
LUANI 23. korrik - 22. gusht
Me ne fund jeta juaj ne çift do jete me e qëndrueshme sot dhe do jeni me te logjikshëm për çdo gjë. Me partnerin nuk do lindin aspak debate apo probleme. Beqaret nuk duhet te hedhin asnjë lloj hapi sot sepse mundësitë nuk do jene te përshtatshme. Financat nuk do jene aspak te këqija, kështu qe nuk do gjendeni ne vështirësi për asnjë moment.
VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator
Ka mundësi qe sot marrëdhënia me partnerin te jete delikate. Komunikimi do mungoje thuajse tërësisht dhe nuk do jeni te qete për asnjë çast. Beqaret do kujdesen pafund për miqtë dhe te afërmit e tyre prandaj nuk do kenë as kohe te mendojnë për dashurinë. Te ardhurat do dini si t'i organizoni gjate gjithë kohës kështu qe nuk do jete e nevojshme te merrni hua për te kaluar ditën pa probleme.
PESHORJA 24. shtator - 23. tetor
Dite shume e mire kjo e sotmja për te marre vendime te rëndësishme qe do ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen e jetës ne çift. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për ta kërkuar dashurinë dhe do preferojnë te qëndrojnë ende vetëm. Me shpenzimet nuk do jeni aspak te kontrolluar dhe ka rrezik qe situata te ndërlikohet edhe me shume nga sa është.
AKREPI 24. tetor - 22. nëntor
Mundohuni te tregoheni sa me realiste sot ju te dashuruarit pasi vetëm kështu nuk do lëndohen e nuk do vuani. Beqaret do jene gati për te shkuar neper festa e për te njohur sa me shume persona, prandaj do kenë edhe me shume mundësi te takojnë personin e duhur. Ne planin financiar do i kaloni një e nga një te gjitha vështirësitë, por e gjithë kjo fale mbështetjes se pakushtëzuar te familjareve.
SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor
Do i jepni prioritet kënaqësive dhe emocioneve ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Mund te lini pas dore edhe punën apo ndonjë angazhim tjetër vetëm për t'i ndier mire pranë partnerit. Beqaret do e kenë veten te lire dhe ka mundësi qe atëherë kur nuk do e presin t'iu ndodhin gjerat me te veçanta e me te bukura. Buxheti do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do silleni me financat.
BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar
Dite e mbushur me surpriza te mëdha do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do mungojnë dhuratat, por edhe vendimet e rëndësishme qe do iu ngazëllejnë. Beqaret do kenë dashuriçka kalimtare, por qe do i bëjnë te ndihen mire dhe te plotësuar edhe pse për pak kohe. Me shpenzimet do jeni me pak impulsive kështu qe gjendja financiare ka për te qene me e qëndrueshme.
UJORI 21. janar - 19. shkurt
Dite problematike do jete kjo e sotmja për te gjithë juve qe jeni ne një lidhje. Nuk do keni një komunikim aspak te mire me njeri-tjetrin dhe here pas here do debatoni shume ashpër. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite me te ekuilibruar dhe do ndihen mire pranë personave qe do njohin. Ne planin financiar duhet te ecni me llogari sepse ne te kundërt mund te gjendeni ne situata te vështira.
PESHQIT 20. shkurt - 20. mars
Dite shume e qete ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Për fat te mire partneri do i harroje disa gabime qe ju keni bere dhe do mendoje vetëm si ta beje te ardhmen sa me te bukur. Beqaret qe do nisen për një udhëtim do mund te kenë njohje te veçanta. Ne planin financiar nuk keni për te pasur aspak vështirësi sepse deri me sot keni ditur si t'i bëni me kujdes llogarite.