Një luftë të re në Ballkan paralajmëron revista greke Epikaira në numrin e fundit, pas rritjes së mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në shkrimin me titull “Kush dhe pse po u vë zjarrin tani kufijve?”, revista bën një analizë për përplasjen mes Athinës dhe Tiranës sa i përket detit.
“Ka kaluar pak më shumë se një shekull pas përfundimit të luftërave ballkanike dhe rajoni ynë po përballet përsëri me rrezikun e rigjallërimit të fytyrës së vështirë të nacionalizmit nga irredentizmi shqiptar, i cili kërcënon të ndezë tërë gadishullin”, theksohet në artikullin e revistës Epikaira.
Shkrimi me tona të forta thekson se kohët e fundit guximi i shqiptarëve i ka tejkaluar të gjitha kufijtë.
“Tirana i ka bërë protestë Athinës, përmes ambasadorit grek në kryeqytetin shqiptar 10 ditët e mëparshme, ku ka kërkuar ndryshim të programit për kërkime për hidrokarbure në detin Jon. Pala shqiptare pretendon se janë shkelur ujërat territoriale shqiptare, ndërsa ka kërkuar hartat e kërkimeve tokësore në Epir. Në këtë mënyrë të qartë, shqiptarët, as më shumë e as më pak, vënë në dyshim kufirin tokësor midis Greqisë dhe Shqipërisë”, citohet të ketë thënë një zyrtar grek për revistën Epikaira.
Notën e protestës së Tiranës, revista greke Epikaira e cilëson një lëvizje agresive të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ndërsa thekson se sa herë që Shqipëria ka bërë diçka të ngjashme në të kaluarën ka humbur gjithmonë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO