Marrëveshja afër? Shefi i CIA: Armëpushim në Gaza për Bajram

Marrëveshja afër? Shefi i CIA: Armëpushim në Gaza për Bajram

Uilliam Berns

Në Kajro po vijon raundi tjetër i negociatave për vendosjen e armëpushimit në Gaza dhe lirimin e pengjeve e pengjeve izraelite. Mediat izraelite, por edhe ato egjiptiane raportojnë se bisedimet me ndërmjetësuimin e Katarit dhe Egjiptit kanë shënuar progres të dukshëm dhe arritja e marrëveshjes është afër.

Në bisedime është i pranishëm edhe drejtori i CIA-s ëilliam bërns, i cili ka propozuar që të vendoset një armëpushim gjatë Bajramit të Madh, kur myslimanët përfundojnë agjërimin e muajit të shenjtë të ramazanit. Por nuk është bërë e ditur, nëse Izraeli do të marrë që në shkëmbin në rast se vendoset armëpushimi.

Ndërkaq një ditë më parë Izraeli deklaroi tërheqjen e pjesëshme të trupave nga gaza Jugore, duke u larguar nga qyteti I Khan Junis, pas 6 muajsh luftimesh rë ashpra. Forcat izraelite bënë të ditur gjithashtu se këtë të hënë është lëshuar një rakate në drektim të izraelit, po nga quyteti I Khan junis. Por pavarësisht tërheqjes nga gaza Jugore, duket se Izraeli nuk heq dorë nga ofensiva e mundshme në zonën e Rafahut, ku janë zhvendosur me mijëra palestinezë.

Ndërkohë vazhdon të rritet presioni ndërkombëtar ndaj Izraelit për dhënie fund të luftës. Shtetet e Bashkuara, aleatet më të mëdha të Izraelit, kanë kërkuar javën e kaluar një armëpushim dhe marrëveshje për pengjet, si dhe rritje të ndihmave që duhet të hyjnë në Gazë. Por, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka thënë se trupat e mbetura në qytetin Khan Junis “do të përgatiten për misionet në të ardhmen, përfshirë atë në Rafah”.

Pas largimit të trupave izraelite nga pjesa të shkatërruar të Han Junisit, një pjesë e palestinezëve të zhvendosur u rikthyen në shtëpitë e tyre pas disa muajsh jetesë nëpër kampe.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës