Marrëveshja bërthamore me Iranin
Rouhani kundra Donald Trump

Marrëveshja bërthamore me Iranin<br />Rouhani kundra Donald Trump
Pas deklaratave të presidentit të zgjedhur Donald Trump se do të hedh poshtë marrëveshjen bërthamore  me Iranin reagon edhe presidenti i Rouhani   i cili është shprehur  se Teherani  nuk do të lejojë  që Trump të bëjë një gjë të tillë.

“Presidenti i zgjedhur mund të bëjë shumë gjëra por asnjëra prej tyre nuk do të na godasë. Mendoni se SHBA mund të hedhin poshtë marrëveshjen nukleare? Mendoni se vendi ynë do ta lejojë një gjë të tillë” kështu u shpreh kreu i shtetit të Iranit gjatë një fjalimi në një universitet.
 
Ka qënë pikërisht Trump i cili gjatë fushatës presidenciale ka premtuar fuqishëm  se do të anullojë marrëveshjen bërthamore me Iranin  të nënshkruar nga Barack Obama. Trump akuzon Teheranin se është sponsor i terrorizmit ndërkombëtar.

Ndërkohë në 2 dhjetor senati amerikan votoi për  zgjatjen edhe 10 vite  të ligjit i cili penalizon  shoqëritë të cilat janë të përfshira në investimet e sektorit të naftës që vjen nga Irani. 

Tashmë mungon vetëm firma firma e presidentit që ky ligj të kalojë në fuqi.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë  Josh Earnest është shprehur se presdienti në ikje Obama nuk do ta firmosë  derisa ta lexojë mirë këtë cështje.  Nga ana tjetër mediat amerikane shprehen se kjo është një goditje  që kabineti Trump po i bën Iranit.

Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës