Marrëveshja, bllokim bizneseve
me borxhe në Tatime e Dogana

Marrëveshja, bllokim bizneseve<br />me borxhe në Tatime e Dogana
TIRANE - Nëse një subjekt privat rezulton me borxhe në Tatime apo Dogana nuk do të mund të ushtrojë lirshëm aktivitetin e tij. Kjo falë një marrëveshje të përbashkët të firmosur mes institucionit të Drejtorisë së Doganave dhe Tatimeve.

Sipas shefeve te dy drejtorive, kjo marrëveshje ka për qëllim shkëmbimin e informacionit në kohë reale, mbledhjen e detyrimeve të prapambetura si dhe kontrollet e përbashkëta kjo për të luftuar evazionit fiskal dhe informalitetit.

Kjo do të thotë se një kompani debitore, nuk do të mund të kryejë veprime në një nga institucionet përkatëse.

Të pyetura nga mediat mbi vlerën e borxhit që kanë subjektet, sipas drejtoreshës Briseida Shehaj rezulton që Tatimet kanë një borxh më të madh se doganat. 70 miliardë lekë është borxhi që bizneset kanë në drejtorinë e Tatimeve, ndërsa në Dogana është 10 miliardë lekë.

drejtoria e pergjithshme e tatimeve

Drejtoresha e Doganës Elisa Spiropali dhe ajo e Tatimeve Briseida Shehaj kanë sqaruar po ashtu dhe çështjen e shkrirjes së dy institucioneve duke u shprehur se kjo marrëveshje nuk ka qëllim bashkimin e dy institucioneve. Megjithatë, sipas tyre në kryeministri është ngritur një grup pune për bashkëpunim të ndërsjelltë mes këtyre dy drejtorive të rëndësishme. Marrëveshja e firmosur gjatë kësaj të mërkure është frut i një pune intensive 1-vjeçare. 
 
Marrëveshje siguron:

* akses në kohë reale në sistemet informatike respektive të bazave të të dhënave fiskale;
* zgjeron gamën e të dhënave që shkëmbehen.( Këto janë të dhëna të cilat ndikojnë dhe lidhen drejtpërsëdrejti apo në mënyrë të tërthortë me mbledhjen e të ardhurave tatimore dhe doganore si dhe me parandalimin e evazionit fiskal dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme nëpërmjet zhvillimit të analizave të riskut).
* parandalimin e evazionit fiskal dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme nëpërmjet zhvillimit të analizave të përbashkëta të riskut.
* bashkërendimin e aksioneve të përbashkëta për mbledhjen e borxhit ose detyrimeve të papaguara nga tatimpaguesit/operatorët ekonomikë.
* pezullimin apo bllokimin nga tatimet për subjekte që rezultojnë debitorë në doganë dhe nga dogana për subjekte që rezultojnë debitorë në tatime
* mos lejimin e çrregjistrimit të subjekteve debitorë, deri në shlyerjen e detyrimeve;
* trajnime për personelet respektive për mënyrën e funksionimit të sistemeve, të bazave të të dhënave apo të raporteve të ndërtuara paraprakisht;
* hartimin e një strategjie të përbashkët dhe planeve të veprimeve për përmirësimin e situatës në mbledhjen e detyrimeve doganore dhe tatimore të papaguara.



Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: “Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit” 

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: “Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit”