Marrëveshja detare me Greqinë
Panariti:Ka interes, por jo bisedime
Shqipëria është e interesuar për një marrëveshje të re me Greqinë për detin, që të jetë e pranueshme nga të dyja palët, por ende nuk ka asnjë bisedim mes dy vendeve. Konfirmimi ka ardhur gjatë ditës së sotme nga ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti.
TIRANE - Shqipëria është e interesuar për një marrëveshje të re me Greqinë për detin, që të jetë e pranueshme nga të dyja palët, por ende nuk ka asnjë bisedim mes dy vendeve. Konfirmimi ka ardhur gjatë ditës së sotme nga ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti, gjatë një konference të përbashkët për shtyp që zhvilloi në Tiranë pas takimit me homologun kosovar, Enver Hoxhaj.
“Nuk mund të ketë absolutisht ndonjë fillim të aktiviteti ekonomik në një zonë në të cilën nuk është arritur dhe nuk ka asnjë marrëveshje të ekskluziviteti ekonomik. Ju e dini që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë e anulon marrëveshjen e mëparshme dhe në këto momente që flasim mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ekziston asnjë marrëveshje për kufirin detar apo ekonomike. Ne padyshim që jemi të interesuar për arritjen e një marrëveshjeje të tillë, por kërkohet kohë, kërkohet që gjithçka te zhvillohet në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar dhe të ligjit të vendit dhe ajo që është më kryesorja, është që marrëveshja e re duhet të jetë e pranueshme nga të dyja palët në mënyrë që të jetë afatgjate dhe e pranueshme.”, -u shpreh kryediplomati shqiptar.
Ministri foli edhe për pozicionin refuzues të Holandës mbi dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë. Shefi i diplomacisë shqiptare sqaroi se ky pozicion nuk është ende zyrtar dhe se ka ende kohë për të lobuar.
"Ky nuk është ende qëndrimi zyrtar, sepse për të marrë një qëndrim final ka edhe dy muaj kohë. Deri atëherë Shqipëria duhet të miratojë dy ligje dhe një rregullore me 3/5. Mendoj se topi është në fushën tonë, por politika shqiptare duhet të bëjë detyrat e shtëpisë.", tha Panariti.
Ministri Panariti iu përgjigj gjithashtu edhe deklaratës së homologut të tij grek, i cili është shprehur se në Ballkan po rritet shovinizmi. Panariti tha se ministri grek me siguri po fliste edhe për vendin e tij e jo vetëm për fqinjët.
(im/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.9%
-
Pak
9.6%
-
Aspak
73.6%
Vota total: 178
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Fillon ndërtimi i rrugës së Komanit në Vaun e Dejës, kryebashkiaku Beci: I shërben mijëra banorëve, turizmit dhe lidhjes së HEC-eve
24 Janar, 22:33
-
‘Lufta dhe paqja’, Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
24 Janar, 22:20
-
Analiza e VOA: Elon Musk dhe historiku i manjatëve në politikën amerikane
24 Janar, 22:15
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Grupet e para të imigrantëve dëbohen nga Shtetet e Bashkuara me aeroplanë ushtarakë
24 Janar, 22:10
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ushtria amerikane zbarkon pranë kufirit me Meksikën (VIDEO)
24 Janar, 21:56
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
VIDEO-LAJM/ Uzuni përshëndet me postim fansat e ekipit të ri Austin në spanjisht: Shihemi së shpejti në stadium!
24 Janar, 20:34