Marrëveshja e detit, Bushati:
I plotësuam kërkesat e Metës

Marrëveshja e detit, Bushati:<br />I plotësuam kërkesat e Metës<br /><br>
Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmë se Ministria e Jashtme i dërgoi Presidentit sqarimet e kërkuara për të marrë autorizimin për plotfuqinë për të nisur negociatat me Greqinë për kufirin detar. Pas deklaratës së Ramës mbrëmë, reagoi sot edhe ministria e Jashtme duke e konfirmuar përgjigjen për Presidentin Meta.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmon se është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës” thuhet në njoftimin për mediat.  Rama u shpreh se beson që Meta do të bëjë detyrën pas sqarimeve që iu dërguan, ndërsa tashmë fjalën e ka Presidenti.

“Presidenti nuk e ka refuzuar dhënien e autorizimit, por ka kërkuar me të drejtën që i jep kushtetuta disa sqarime të shkruara lidhur me kërkesën e dërguar. Sqarimet janë dhënë, janë në tryezën e Presidentit.

Kam besim se Presidenti do të bëjë detyrën dhe ne do të kemi kohën e nevojshme për të zgjidhur problemet me Greqinë, të nënshkrimit të një marrëveshje të re. Nëse më pyesni a do të zgjidhet me sukses ky proces? Unë them po, do të zgjidhet. Do të jetë një tjetër arsye e fortë që BE të vlerësojë Shqipërinë si shtet serioz” deklaroi ai.

Kush ishin 10 kushtet e Metës për të marrë plotfuqinë
Para marrjes së plotfuqisë duhet të miratohet më parë në parim një projektmarrëveshje nga Këshilli i Ministrave.
Ministria e Jashtme duhet të përgatisë një projektmarrëveshje.
Ministria kompetente merr mendimet e ministrive dhe institucioneve të interesuara.
Jepen arsyet, qëllimin dhe objektin e marrëveshjes.
Jepen përparësitë e marrëveshjes
Jepen rezultatet e pritshme të marrëveshjes.
Jepen efektet financiare që rrjedhin nga zbatimin e marrëveshjes.
Jepet përputhshmëria me Kushtetutën, legjislacionin e brendshëm dhe të drejtën ndërkombëtare.
Bëhet evidentimi dhe arsyet e marrjes së masave të nevojshme ligjore që duhen miratuar për zbatimin e marrëveshjes.
Pas marrjes së mendimeve, ministria kompetente bashkërendon e reflekton në tekst propozimet dhe komentet e institucioneve të përmendura.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri