Marrëveshja e Parisit, Macron:
SHBA-të mund të rikthehen

Presidenti francez, Emmanuele Marcon, ka deklaruar gjatë vizitës dy ditore të presidentit amerikan Donald Trump në Francë, kanë biseduar për një rikthim të mundshëm të SHBA-ve në Marrëveshjen e  Parisit.

Trump më dëgjoi dhe e kuptoi idenë time për lidhjen që ekziston mes ngrohjes globale dhe terrorizmit. Ai më tha që do të përpiqet të gjej një zgjidhje për një rikthim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë muajve në vijim në Marrëveshjen e Parisit”, është shprehur Macron për mediat franceze.

Macron gjithashtu ka shtuar se në bisedimet e zhvilluara mes tij dhe Trump është diskutuar edhe për pikat e marrëveshjes nëpërmjet të cilave rikthimi i SHBA-ve mund të jetë i mundur.

Ndërkohë gjatë një konference të përbashkët gjatë ditës së enjte, presidenti amerikan ka deklaruar se diçka mund të bëhet për Marrëveshjen e Parisit.

Trump deklaroi më 1 qershor nga “Rose Garden” i Shtëpisë së Bardhë se SHBA- ja tërhiqej nga Marrëveshja e Parisit.

Edhe pse tashmë procesi për largimin e Amerikës nga kjo marrëveshje globale ka filluar, ai pritet të përfundojë në nëntor 2020.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti