ATHINE - Marrëveshja e arritur një Bruksel ndërmjet Greqisë dhe Bashkimit Evropian, për shtyrjen me 4 muaj të afatit të pagesës së borxhit grek, ka sjellë edhe kritikat e para ndaj Kryeministrit Aleksis Tsipras.

Është politikani veteran, eurodeputeti dhe një ndër ikonat e SYRIZA-s Manolis Glezos 91 vjeç  i cili e cilësoi një turp marrëveshjen e arritur dhe se për këtë fakt i duhet kërkuar falje qytetarëve grekë, që kanë shkelur premtimet e bëra në fushatë.

"Marrëveshja me Eurogrupin është një turp.  Ne kishim bërë premtime dhe nuk i kemi mbajtur ato prandaj i duhet kërkuar falje për popullit grek. Ne duhet të reagojmë menjëherë, dhe midis lirisë dhe shtypjes, unë zgjedh lirinë. " shkruan Glezon në blogun e tij.

Qeveria greke dhe Eurogrupi, arritën një marrëveshje javën e kaluar për shtyrjen e afatit të pagesës së borxhit grek me 4 muaj. Nga ana e saj qeveria helene kërkonte një shtyrje të afatit për 6 muaj, gjë që nuk u pranua nga ana e Ministrave të Financave të Bashkimit Evropian.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)