Marrëveshja historike në Maqedoninë e Veriut, Rama: Urime, veçanërisht Ali Ahmetit për urtësinë e lidershipit

Marrëveshja historike në Maqedoninë e Veriut, Rama: Urime, veçanërisht Ali Ahmetit për urtësinë e lidershipit

Edi Rama dhe Ali Ahmeti

Arritja e marrëveshjes historike midis Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit për krijimin e qeverisë është mbështetur edhe nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka uruar edhe Ali Ahmetin për urtësinë e lidershipit të tij.

"Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zajev, marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj. Urime të gjithëve,veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë", shkruan Rama.

Ndërsa Erion Veliaj e ka konsideruar një arritje unike marrëveshjen midis Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë.

Urime shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut - bashkimi bën fuqinë! Arritje unike dhe Kryeministri shqiptar, qoftë dhe për 100 ditë si fillim, çdo progres nis me një hap të parë!”, uron Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:56
Marrëveshja në Maqedoninë e Veriut/ Cakaj: Tre postet kyçe, hap një horizont për forcimin e shqiptarëve

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj e ka cilësuar si një shumë të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve Maqedoni e Veriut- Shqipëri, marrëveshjene arritur ditën e sotme. Me anë të një reagimi për mediat, Cakaj thotë se kjo marrëveshje është historike, pasi do të mundësojë një kryeministër shqiptar edhe pse vetëm 100 ditë si fillim.

Postimi i plotë i Gent Cakaj
Sapo kam zhvilluar një bisedë telefonike me Artan Grubi, Sekretarin e Përgjithshëm të BDI-së në Maqedoninë e Veriut, pas përfundimit të negociatave me partnerin e tyre të koalicionit, LSDM-në e Zoran Zaev. Kam shprehur urimet më të sinqerta për marrëveshjen historike që do të mundësojë për herë të parë një Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, qoftë edhe vetëm 100 ditë si fillim. Po ashtu, krahas faktit se Kryetari i Kuvendit do të vazhdojë të jetë një shqiptar, mbetet arritje historike që diplomacia e Maqedonisë së Veriut do të udhëhiqet nga një shqiptar.

Me një fjalë, marrëveshja e sotme hap një horizont të pashembullt për forcimin e shqiptarëve e zhvillimin e demokracisë në Maqedoninë e Veriut.

Urime të gjithë shqiptarëve e falënderim të veçantë z. Ali Ahmeti e z. Artan Grubi për punën e vyer që kanë bërë në drejtim të forcimit të faktorit shqiptar, demokracisë e zhvillimit të brendshëm dhe proceseve euroatlantike në Maqedoninë e Veriut. Me Maqedoninë e Veriut do të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh dhe punën e përbashkët në kuadër të NATO-s dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 20/08/2020 15:04

    Rama bën të urtin duke treguar haptas përqarjen që bën mes shqiptarëve, dhe tregon haptas se syrin e ka të vuqiqi dhe minishengenin e flliqur të tyre! Tani do i versulet prap maqedonis për mini Jugoslavin që u MUNDUAR ta bëjë edhe millosheviqi...!

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 19/08/2020 11:41

    Urime vellezrve sh qiptare ne IRJM.MV.Urime Ali Ahemetit,Edi Rames dhe Gent Cakajt, per te arrituren politike per ndarjen dhe pjesmarrjen e pushtetit ne ndarj e te qeverise se MV.Kjo eshte edhe nje hap i dalluar per perpara per shqptaret ne vendimarrje te shtetit te MV.Lutem "patriotet e dalldisur", te ken durim dhe ta marrin me gjkaftoh esi kur flasin e sh kruajne per "kritikat" ndaj Ali Ahmetit dhe veprimtareve politik shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje