Marrëveshja Kosovë-Serbi, Trump letër për Vuçiç: Mos e humbisni mundësinë e papërsëritshme për paqe dhe siguri

Në një letër për presidentin serb Aleksandar Vuçiç, presidenti amerikan Donald Trump ka theksuar se mundësia unike për të arritur një zgjidhje për Kosovën nuk duhet të humbitet dhe se SHBA-ja vlerëson lidershipin e Vuçiçit.

Në këtë letër, që daton më 14 dhjetor, Trump shkruan: “I dashur Z. President, Ishte një kënaqësi t’ju takoja në Paris gjatë festimit të Ditës së Armëpushimit. SHBA-ja vlerëson lidershipin tuaj, veçanërisht në garantimin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Kosovën. Meqë keni hyrë në fazën finale për të arritur një marrëveshje me Kosovën që do të sjellë paqen e kërkuar prej shumë kohësh në rajon, ju inkurajoj që të kapni këtë çast dhe të ushtroni lidershipin politik për të marrë vendime që do të balancojnë interesat e të dyja vendeve. Do të ishte jashtëzakonisht për të ardhur keq nëse do të humbitej kjo mundësi unike për paqe, siguri dhe rritje ekonomike.

Unë inkurajoj gjithashtu të dyja palët që të arrijnë një marrëveshje normalizimi sa më shpejt të jetë e mundur dhe të përmbahen nga veprimet që e bëjnë këtë më të vështirë për t’u arritur. Një marrëdhënie paqësore dhe produktive mes Serbisë dhe Kosovës do të ishte një moment historik për rajonin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme për të asistuar. Një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës është e arritshme. Mezi po pres që t’ju pres juve dhe presidentin Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë për të festuar atë që do të ishte një marrëveshje historike”.

Presidenti Trump i dërgoi një letër të ngjashme presidentit kosovar Hashim Thaçi, të cilën Thaçi e publikoi në profilin e tij në “Facebook” në fillim të javës, ku mes të tjerash lexohet: “Ju inkurajoj juve dhe liderët e Kosovës që të kapin këtë moment unik, të flisni me një zë të unifikuar gjatë bisedimeve për paqe dhe të përmbaheni nga veprimet që do e bënin një marrëveshje më të vështirë për t’u arritur”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë